LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Adriana Matoshit, Kaona debuton me këngën e parë “Bompa”

Vajza e Adriana Matoshit, Kaona debuton me këngën e parë “Bompa”
Kaona Sylejmani Foto: Instagram/kaonasylejmanii

Vajza e aktores Adriana Matoshi, Kaona Sylejmani ka vendosur që të filloj karrierë në muzikë.

Gjatë ditës së djeshme (e premte) ajo bëri debutimin e parë, duke publikuar projektin e ri muzikor.


“Bompa” mban titullin kënga, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Cricket.

Tekstshkrues këtë herë kanë qenë Time Aliu dhe reperi Fajt, ndërsa për melodinë është përkujdesur Gesko.

Në klip Kaona shihej me veshje dhe dukje artistike, duke marrë vëmendje të madhe të audiencës.

Vlen të përmendet se që në minutat e parë të lansimit, “Bompa” është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/