eksperti ad

Një 11-vjeçare malteze ka surprizuar jurinë dhe publikun në talent show “Next Star” në Rumani, duke interpretuar këngën “Suus” të shqiptares Rona Nishliu.

Christina Magrin zgjodhi të konkurrojë me këngën e Ronës në këtë spektakël për fëmijë.


Videoja është publikuar në “You Tube” e më pas është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Interpretimi mbresëlënës i 11-vjeçares ka marrë duartrokitje të shumta, ndërsa jurinë e la pa fjalë.

Kujtojmë që “Suus” dërgoi Shqipërinë në Eurosong në vitin 2012, duke siguruar madje vendin e pestë, renditja më e mirë për vendin tonë në të gjitha pjesëmarrjet e saj në festivalin e këngës në Europë. /Telegrafi/