LAJMI I FUNDIT:

Uzurpuan dy parcela në Gjakovë, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tre zyrtarëve dhe një qytetari

Uzurpuan dy parcela në Gjakovë, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tre zyrtarëve dhe një qytetari
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve G.P., M.Sh. V.I. dhe Gj.N., për shkak të veprave penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’ dhe ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

Siç njofton Prokuroria, sipas aktakuzës i pandehuri G.P., që nga viti 2021, në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar dy parcela kadastrale, njëra në sipërfaqe prej 14,357 m² dhe tjetra në sipërfaqe prej 8,859 m², pronë e Ndërmarrjes Shoqërore “Ereniku Prodhimtaria Primare” në Gjakovë, me të cilën administron Agjencia Kosovare e Privatizimit, ashtu që i pandehuri në vazhdimësi ka shfrytëzuar këto prona duke ndërtuar 3 objekte dhe duke vendosur një kontejner, pa ndonjë bazë të vlefshme juridike.
Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’, nga neni 320 paragrafi 1 të KPRK-së.


“Ndërsa, tre të pandehurit e tjerë si persona zyrtar, të pandehurit V.I. dhe M.SH., në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Komasacion nga Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Gjakovës, si dhe i pandehuri Gj.N., në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Gjakovës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke qenë në dijeni se parcelat e sipërshënuara janë pronë e Ndërmarrjes Shoqërore “Ereniku Prodhimtaria Primare” në Gjakovë, me të cilën administron Agjencia Kosovare e Privatizimit, ashtu që i pandehuri V.I., i ka mundësuar palës A.N., bartjen e pronës në emër të tij, duke u bazuar në kërkesën e tij verbale e në disa vendime të komasacionit, ashtu që me Vërtetimin e datës 16.12.2021, të pa protokolluar, vërteton se A.N., nga Gjakova është pronar dhe duke u bazuar në këtë gjendje faktike, Drejtoria për Kadastër në Gjakovë e bartë parcelën e lartcekur fillimisht në emër të A.N., e më pas me Kontratë të shitblerjes në mes të palës A.N. dhe të pandehurit G.P., prona ka kaluar në emër të pandehurit, pa pëlqim dhe njoftim të AKP-së si administruese e vetme e pronës shoqërore”, thuhet në njoftim.

Prokuroria thekson se i pandehuri M.SH., i ka mundësuar palës A.N., bartjen e pronës në emër të tij, duke nxjerrë aktvendim, si dhe duke përpiluar dhe nënshkruar kopjen e planit për parcelën, ndërsa, i pandehuri Gj.N., i ka mundësuar të pandehurit G.P. bartjen e pronës në emër të tij, duke nxjerrë aktvendim me të cilin të njëjtit i aprovohet kërkesa për bartjen në pronësi të parcelave.

“Me këto veprime, të pandehurit M.Sh. V.I. dhe Gj.N., secili veç e veç kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori