Uta Ibrahimi reagon pas lëndimit: Jam e mërzitur dhe trishtuar, më është thyer zemra e po më dhemb shpirti – faleminderit të gjithëve që më ndihmuan

Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi ka reaguar pas lëndimit të pësuar gjatë një ngjitje në majat e Shqipërisë.
Gjatë ditës së djeshme (e mërkurë) u raportua në media se Uta Ibrahimi ka pësuar një lëndim në Shqipëri apo më saktë në Majën e Rragamit afër Valbonës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Ibrahimi sot (e enjte) me anë të një postimi në profilin zyrtar në Facebook.
Ibrahimi ka treguar momentin e lëndimit, ndihmën nga kolegët, qytetarët, organet e shtetit dhe gjendjen e rëndë shëndetësore.
Më poshtë keni postimin pa ndërhyrje të Uta Ibrahimit:
Të dashtun .. e dij që jeni ba shumë merak edhe jeni mërzit për krejt çka keni lexu këto ditë …
Këto ditë kam kaluar momentet ma të bukura të jetës … të gjitha vrapimet malore, ngjitjet nëpër Kosovë dhe Shqipëri …shpesh m’kanë piku lotët prej gëzimit dhe jam kan shumë falemderuese për jetën tem ..
Por, jo gjitmonë ndodhin gjanat që na dojm.
Është e vërtetë, e kam pas një aksident në Valbonë, datë 27.08 rreth orës 16:00 gjatë zbritjes nga tentimi për ngjitjen në Majën e Rragamit / Faqja Veriore, një rrugë teknike – bashk me Aurelin.

Në zbritje, afër përfundimit të ngjitjes teknike, lëviz një guri rreth 50Kg, fillimisht në këmbën e majtë dhe në trup i cili përfundon në thembër të kembës së djathtë dhe një përplasje edhe ma tutje te posht.
Fillimisht e kemi lajmëru Nor Hysaj – i cili pastaj ka lajmëru të gjithë njerëzit e tjerë e te cilët kanë ardhë shumë shpejt deri afër vendit të aksidentit.
Në ndërkohë, ne kemi zbrit edhe nja 1 orë me litar deri në pikën kur më skam mund me ec më.
Kanë ardh ekipa e shpëtimit nga Valbona -Sami Hysaj, Arben Selimi, Nor Hysaj, Saimir Kalbaj, Keli Selimaj, Skender Selimaj, Erind Zalli, Ermali dhe të tjerë, të cilët për 6 orë më kanë bart te poshtë, deri te deri te qasja ma e afërt në rrugë, ku edhe kanë arritur ekipa e Shba Sharrit: Reshat Cana, Osman Uka, Fahmi Derda dhe Deni Hameli dhe ekipa e Shba Pashtrikut: Daja Lam dhe Besnik Dujaka.
Aty ka qenë edhe Policia dhe Ekipet e Ndihmës së shpejtë të cilët janë kujdesur për mua.

Gjendja shëndetësore:
Përveq lëndimeve të rënda në nyje dhe ligamenteve të këmbës, gjithashtu janë keq të thyera eshërat e thembrës së këmbës së djathtë – më sakt 4 gishatat në disa copa, copa-copa, dhe gishti i madh ne 8 copë që duhet intervenim mjeksor shumë shpejt … e që ma bënë të pamundur vazhdimin e ekspeditave për këtë vit e gjithashtu, trajnimeve, punës e jetës normale për disa muaj 🙁
Jam e mërzitur dhe trishtuar, mu ka thy zemra e po me dhemb shpirti …
por jam shumë me fat që kjo ka përfundu me kaq dhe për gatishmërinë e njerzve për me më ndihmu gjatë këtij askidenti.

Faleminderit edhe Ambasadorit zt. Minxhozi, Kryetarit të Federatës Bjeshkatare të Kosovës Arben Lila, që e kanë ndihmuar krejt këtë proces.
Valbona, tash të du edhe ma shumë. Ma ke dëshmu edhe nji herë për dashninë e zemërgjonshinë e njerzve tonë <3
Mezi po pres me hjek gipsin e me vazhdu me ngjitje të tjera!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Humbja ndaj Palace krijon kaos te United, Ten Hag godet yllin e ekipit: Morëm vendime të gabuara

Gjyqtarët e VAR-it që anuluan një gol të rregullt të Liverpoolit marrin dënimin

Mauricio Pochettino i jep një këshillë mikut të tij të vjetër Mikel Artetas: Ajo që po bën me këta dy lojtarë të Arsenalit është e rrezikshme

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Romero dhe Mac Allister përplasen në rrjetet sociale pas skandalit në Londër ku Liverpooli u dëmtua nga VAR

Manchester United futet në garë për transferimin e yllit të Bayernit

Futbollistët shpërthyen në lot dhe ndeshja u ndërpre - mjekët bën mrekulli duke shpëtuar jetën e portierit holandez

Bayern Munich habit me transferimin e fundit, rikthen në klub Jerome Boatengun

Barcelona po akuzohet për ryshfet, Guardiola flet për këtë temë dhe zbulon se si i fitonin ndeshjet sa ishte trajneri i tyre

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Ish-ministri serb për Asociacionin: Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Ish-ministri serb tregon kush e ngriti politikisht Milan Radoçiqin

Putini shfaqet me një shenjë të errët të pashpjegueshme në ballin e tij gjatë paraqitjes së fundit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Sekretari britanik i mbrojtjes 'do të dërgojë trupa në Ukrainë'