LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet alpinistja Uta Ibrahimi, dërgohet me urgjencë në spital

Lëndohet alpinistja Uta Ibrahimi, dërgohet me urgjencë në spital

Alpinistja e njohur nga Kosova, Uta Ibrahimi është lënduar në pjesën e këmbës dhe është dashur të dërgohet në spital.

Uta Ibrahimi është lënduar në pjesën e këmbës teksa po ngjitej në malin e Rragamit në Parkun Kombëtar të Valbonës, bën të ditur Standard.


Mësohet se alpinistja ka qenë duke u ngjitur së bashku me alpinistin Aurel Duka në një faqe shkëmbore, ku është shkëputur nga mali një gur, i cili i ka rënë në këmbë alpinistes duke i shkaktuar lëndime serioze, përcjell albinfo.ch.

Në këto momente një grup alpinistësh, banorë të zonës dhe një grup nga emergjenca civile ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po transportojnë alpinisten drejt lagjes Kukaj në Valbonë, aty ku ndodhet ambulanca dhe shërbimi mjekësor.

Alpinistja Uta Ibrahimi