LAJMI I FUNDIT:

Usman fiton meçin e shumëpërfolur ndaj Masvidal në UFC

Usman fiton meçin e shumëpërfolur ndaj Masvidal në UFC
Kamaru Usman - Jorge Masvidal (Foto: Jeff Bottari/Zuffa LLC via Getty Images/Guliver)

Kamuru Usman ka fituar pa shumë probleme ndaj Jorge Masvidal në UFC 251.

Luftëtari nigerian ka arritur ta mbrojë titullin në peshën e tij ‘welterwight’, pasi ka mposhtur me dominim Masdivdalin pas pesë raundeve të zhvilluara.


Fitorja e të njohuri si ‘makthi nigerian’ ka ardhur pas një super-ndeshje të tij dhe me vendim unanim të gjyqtarëve në meçin e zhvilluar në Abu Dhabi.

Usman ka arritur të mposht Masvidalin me rezultate në favor nga tre gjyqtarët.

Kamaru Usman (Foto: Jeff Bottari/Zuffa LLC via Getty Images/Guliver)

Rezultati i gjyqtarëve ishin të gjitha me diferencë të konsiderueshme: 50-45, 50-45, 49-46.

33-vjeçari tashmë ka një rekord të frikshëm me 17 fitore nga 18 ndeshje të zhvilluara në UFC. /Telegrafi/