LAJMI I FUNDIT:

Ushtroi dhunë psikike dhe kanosi familjarët, policia arreston të dyshuarin nga Deçani

Ushtroi dhunë psikike dhe kanosi familjarët, policia arreston të dyshuarin nga Deçani
Foto: Ilustrim

Me datën 16.10.2019, Policia e Kosovës, konkretisht, hetuesit nga Stacioni Policor Deçan, kanë siguruar informata se personi i dyshuar në vazhdimësi bënte presion, dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, duke gjuajtur me armë, me ç’rast ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm ndaj qytetarëve.

“Njësitet policore në Deçan në përkrahje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë DRP Pejë, në konsultim me prokurorin e Shtetit dhe me urdhër të gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Pejë, dega Deçan, kanë bërë kontroll-bastisje të shtëpisë së personit të dyshuar në fshatin Irzniq-Deçan.


Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit Z. Q. i lindur me 1978 m/k/sh, është gjetur një armë e kalibrit të rëndë (zollë krahu), me ç’rast është thirrur njësitit i deminimit, të cilët kanë bërë kontrollimin dhe pastrimin e zonës për eksploziv të rrezikshëm.

Përpos këtij mjeti të rrezikshëm tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar:

• dy armë automatike AK-47 të kalibrit 7.62mm
• dy pistoleta (kalibër 9x19mm dhe 6.65mm)
• një armë e rëndë (zoll krahu- antitank)
• trembëdhjetë (13) karikator për AK-47
• treqind e pesëdhjetë (350) fishekë të kalibrit 7.62 mm
• dy karikatorë për pistoletë dhe 28 fishekë të kalibrit 9x19mm
• nëntë (9) fishekë të kalibrit 6.65 mm
• tri (3) maska të zeza
• tri (3) palë targa dhe mjete tjera si prova materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë fiksuar gjurmët dhe provat e të shtënave me armë brenda shtëpisë siç është siguruar informacioni.

Personi i dyshuar pas arrestimit është intervistuar edhe për katër (4) raste tjera të paraqitura në zonën e Deçanit.

I njëjti me urdhër të prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori