LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet në MËNGJES apo në MBRËMJE: Kur preferohet?

Ushtrimet në MËNGJES apo në MBRËMJE: Kur preferohet?

Ushtrime kardio apo me pesha, ushtrime të intensitetit të lartë apo të lehta, ushtrime në mëngjes apo në mbrëmje? Me siguri se këto janë disa nga dilemat të cilat i keni përjetuar së fundmi kur e keni planifikuar rutinën ushtrimore. Por, një hulumtim i ri padyshim se do t’ua heqë këto dilema për mirë.

Me siguri se keni dëgjuar për ritmin circadian – ora e brendshme biologjike – dhe se si ndikon në gjumin që e bëni, transmeton Telegrafi.


Një orë të tillë besohet se e kanë edhe muskujt. Të paktën kështu thotë hulumtimi i ri nga Universiteti i Çikagos, i cili ka zbuluar se trupi i përgjigjet ushtrimeve ndryshe, varësisht nga koha e ditës.

Ushtrimet gjatë ditës thuhet të jenë më efektivet, përderisa periudha gjatë drekës është më e favorshmja për të shkuar në palestër.

Shifrat e MËDHA

Ushtrimet e mëngjesit: 35% – Testosteroni – i cili ju furnizon me energji dhe arritje muskulore – i arrin majat më të larta në orët e mëngjesit, ku këto nivele janë trefish më të larta.

Ushtrimet e mbrëmjes: 75% – Kortizoli, hormon muskul-ngrënës, rritet rreth ¾ në mëngjes, por normalizohet gjatë natës.

Gjumi

Ushtrimet e mëngjesit: Një studim nga Universiteti Appalachian ka treguar se personat të cilët ushtrojnë me pesha në 7 të mëngjesit lodhen më shpejt gjatë natës – dhe prodhojnë më shumë HGH – sesa ata që ushtrojnë gjatë mbrëmjes.

Ushtrimet e mbrëmjes: I njëjti studim ka zbuluar se ushtrimet gjatë pasdites e rrisin temperaturën e trupit si një dush i ngrohtë dhe promovojnë gjumë më të rehatshëm. Kjo e thyen mitin se duhet ushtruar gjatë natës.

Përkrahësit…

Ushtrimet e mëngjesit: Dwayne “The Rock” Johnson ushtron shumë herët në mëngjes, rreth orës 4:30 të mëngjesit.

Ushtrimet e mbrëmjes: Rekordet sportive thyhen pasi dielli të ketë perënduar. Fjala është për Usain Boltin, i cili besohet se ushtron gjatë mbrëmjes.

Përfitimet

Ushtrimet e mëngjesit: Energji ekstra, ekstra testosterone, metabolizëm më të shpejt dhe gjumë shumë më të rehatshëm.

Ushtrimet e mbrëmjes: Më shumë probleme për t’u zgjuar në mëngjes, forcë maksimale, lirim stresi etj.

Djegie dhe ndërtim…

Ushtrimet e mëngjesit: Ushtrimet kardio bëni në orët më të hershme të mëngjesit dhe do të digjni rreth 20% më shumë dhjam, raporton British Journal of Nutrition.

Ushtrimet e mbrëmjes: Ushtrimet e forcës bëni gjatë pasdites, më saktësisht pas punës pasi që kapaciteti juaj anaerobik është  7% më i lartë, tregon Applied Physiology, Nutrition and Metabolism. /Telegrafi/