LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet japoneze reduktojnë dhimbjet e shpinës: Ju duhet të qëndroni shtrirë vetëm për pesë minuta, në këtë mënyrë!

Ushtrimet japoneze reduktojnë dhimbjet e shpinës: Ju duhet të qëndroni shtrirë vetëm për pesë minuta, në këtë mënyrë!

Ky ushtrim japonez, në të cilin duhet të shtriheni vetëm për pesë minuta, lehtëson dhimbjen e shpinës, forcon muskujt dhe ndihmon në shtrëngimin e belit

Teknika u ideua nga mjeku japonez Toshiki Fukutsuji, ekspert në refleksologji dhe masazh, i cili deklaroi se kjo metodë mund të forcojë muskujt, të ndihmojë në përmirësimin e qëndrimit dhe të zvogëlojë dhimbjen e shpinës, si dhe të ndihmojë në formësimin e trupit, veçanërisht me hollimin e belit.


Rezultatet thuhet se janë të dukshme pas vetëm tridhjetë ditësh, ndërsa për ushtrimin nevojiten vetëm pesë minuta në ditë dhe një peshqir, transmeton Telegrafi.

Nga peshqiri do të formoni një rul me trashësi shtatë deri në dhjetë centimetra. Shtrihuni në shpinë dhe vendosni rulin nën pjesën e poshtme të shpinës.

Mbani këmbët drejt dhe shputat të jenë në gjerësinë e shpatullave. Ngrini duart mbi kokë, pëllëmbët përballen me tokën dhe gishtat e vegjël duke prekur.

Ky pozicion duhet të mbahet për pesë minuta, dhe pas kësaj nuk duhet të ngriheni befas, por ngadalë të kaloni në një pozicion ulur.

Shihni se si funksionon siç duhet.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori