LAJMI I FUNDIT:

Ushtria e Kosovës do t’i ketë 8000 ushtarë

Ushtria e Kosovës do t’i ketë 8000 ushtarë

Me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri do të rritet edhe numri i pjesëtarëve të kësaj force.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se ushtria e Kosovës do t’i ketë 8000 pjesëtarë, 5 000 pjesëtarë aktivë dhe 3 000 rezervë.

“FSK-ja do të jetë forcë ushtarake shumetnike dhe e armatosur. Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i ketë 5 000 pjesëtarë aktivë dhe 3 000 rezervë. Pra, do të ketë rritje qind për qind. Rekrutimi i parë do të jetë në fillim të vitit të ardhshëm. Varësisht prej zhvillimeve do të ketë rritje të forcës”, ka thënë Rama.

Ai ka treguar se me miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së, misioni i kësaj force ndryshon në mision ushtarak.

Po të hënën edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se me formimin e ushtrisë do të shtohet nevoja për rekrutimin e pjesëtarëve të ri në këtë forcë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori