LAJMI I FUNDIT:

Ushtari rus i zënë rob lufte nga ukrainasit: Grupi Wagner ka vrarë të rekrutuarit, i detyronte të hapnin varret dhe qëlloheshin

Ushtari rus i zënë rob lufte nga ukrainasit: Grupi Wagner ka vrarë të rekrutuarit, i detyronte të hapnin varret dhe qëlloheshin

Një pjesëtar i grupit paramilitar rus Wagner që është zënë rob lufte nga ukrainasit, ka rrëfyer metodat e tmerrshme që i aplikon ky grup.

Ai pranoi se ishte rekrutuar nga themeluesi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili e kishte vizituar në burg dhe i kishte bërë thirrje edhe të burgosurve tjerë të nisen në luftë në Ukrainë, transmeton Telegrafi.


Në këmbim të kësaj u kishte premtuar pastrim të dosjesh, pavarësisht faktit që shumica prej të burgosurve që janë rekrutuar ishin burgosur për vrasje, përdhunime e madje kanibalizëm.

Atij i ishte ofruar një kontratë 6-mujore, ku specifikoheshin në detaje të drejtat dhe paga të cilën do ta merrte nëse do të shkonte në luftë në Ukrainë.

Mediat ukrainase raportojnë se bëhet fjalë për Vladislav Izmailo nga Samara. Sipas tij, Wagner ka vrarë pjesëtarët e tyre që kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat.

“Kishte prej atyre që janë frikësuar. Por ata janë vrarë brenda bazës tonë. Thjesht fillimisht kanë hapur varret dhe më pas janë qëlluar dhe mbuluar me dhe”, tha ky rob lufte. /Telegrafi/