LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët e plagosur rusë duken të tmerruar ndërsa u jepen ‘medaljet e trimërisë për kontributin në Ukrainë’

Ushtarët e plagosur rusë duken të tmerruar ndërsa u jepen ‘medaljet e trimërisë për kontributin në Ukrainë’

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja tregojnë ushtarët e plagosur rusë që duken të tmerruar.

Këto pamje thuhet se janë marrë derisa atyre u jepeshin “medaljet e trimërisë për rolin e tyre në pushtimin në Ukrainë”, përcjell Telegrafi.


Trupat e plagosur u ulën në heshtje në një rresht karrigesh me rrota ndërsa zëvendësministri rus i mbrojtjes Alexander Fomin përshëndeti përpjekjet e tyre për luftë.

Por me gjithë entuziazmin e gjeneralkolonelit, ushtarët e rinj – shumë të cilëve u mungonte një gjymtyrë – dukeshin të tronditur dhe plot dëshpërim.

Disa nga zhvillimet e fundit atje, kur jemi në ditën e 33-të të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Disa nga zhvillimet e fundit atje, kur jemi në ditën e 33-të të agresionit rus në Ukrainë

Pamjet e transmetuara nga Channel One i kontrolluar nga Kremlini treguan se Fomin deklaronte “Unë i shërbej Rusisë” ndërsa ai përshëndeti çdo ushtarë me një shtrëngim duarsh përpara se t’u vendoste një medalje në gjoks.

“Të gjithë keni zbatuar urdhrat që ju janë caktuar, të gjithë keni dhënë njëqind për qind”, u tha Fomin të plagosurve.

“Si burra të vërtetë, si ushtarë të vërtetë, ju vazhduat traditat e lavdishme ushtarake të gjyshërve dhe baballarëve tanë”.

Por – të trembur nga tmerret e vijës së frontit ku Volodymyr Zelensky thotë se deri më tani janë vrarë 17,000 trupa ruse – të rinjtë e goditur nga terrori duken të heshtur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori