LAJMI I FUNDIT:

Ushqimin që e varrosi në kopsht, burri vendosi ta hante pas 14 muajsh

Ushqimin që e varrosi në kopsht, burri vendosi ta hante pas 14 muajsh

Një burrë varrosi një hamburger në kopshtin e mikut të tij dhe e hëngri atë më shumë se një vit më vonë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Matt Nadin, 40 vjeç, nga Barnsley, South Yorkshire, gjithmonë ka qenë krenar për aftësinë e tij për të ngrënë ushqim “me afat të skaduar”.


Por, siç thuhet më tej, ai kishte vendosur që ta shtyjë ‘talentin’ e tij deri në kufi, për të festuar ditëlindjen e tij të 40-të.

Babai i tre fëmijëve fillimisht bleu vaktin e ushqimit të shpejtë – i përbërë nga një Big Mac dhe jo vetëm – pak para se të kthehej 39 vjeç në nëntor të vitit 2018.

Ai më pas bëri një gropë në oborrin e shtëpisë së mikut të tij Andy Thompson dhe varrosi ushqimin në një kuti.

Menaxheri i shitjeve synonte ta gërmonte atë në kohë për ditëlindjen e tij të 40-të në nëntor 2019, por gjeti vetëm kohë për ta rikthyer atë kohët e fundit – do të thotë pas 14 muajsh.

Pamjet e neveritshme të postuara në kanalin YouTube të Matt dhe Andy, Beeper Beef, tregojnë se atë duke provuar të përpijë vaktin.

Siç bëhet e ditur, u deshën 20 minuta në përgjithësi që ai ta konsumonte patatet e skuqura të mbuluara me myk, mishin nga Big Mac dhe qumështin me çokollatë që dukej “si i papastër”.

Sidoqoftë, Matt ka këmbëngulur që disa nga ushqimet nuk ishin aq të tmerrshme sa priste. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Eh, bionde

Eh, bionde

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Virale
Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Fun
Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Fun
Kalo në kategori