Ushqimet më të shëndetshme dhe vlerat e tyre ushqyese

Për të maksimizuar sasinë e lëndëve ushqyese që merrni, duhet të dini të zgjidhni me mençuri ushqimet që përmbajnë sasinë dhe shumëllojshmërinë më të madhe të lëndëve ushqyese.
AgroWeb.org na njeh në këtë artikull me 10 ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese në botë dhe vlerat e tyre ushqyese.
Salmoni
Salmoni përmban shumë acide yndyrore omega-3, të rëndësishme për funksionimin optimal të trupit tuaj.
Ato lidhen me përmirësimin e mirëqenies dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të rënda.
Ai gjithashtu përmban sasi të larta proteinash shtazore me cilësi të lartë, minerale si magnezi, kaliumi, seleni dhe vitamina B.
Kale (lakra me gjethe)
Nga të gjitha perimet me gjethe, Kale është mbretëresha.
Plot e përplot me fibra, antioksidantë, vitamina C, A, K1, B dhe minerale si kaliumi, kalciumi, magnezi, bakri dhe mangani.
Kale mund të jetë edhe më e shëndetshme se spinaqi! Edhe pse të dyja janë shumë ushqyese, Kale ka më pak oksalate, substanca që mund të mbajnë minerale si kalciumi në zorrën tuaj, duke i penguar përthithjen e tyre.
Hudhra
E pasur me vitamina C, B1 dhe B6, si dhe kalcium, kalium, bakër, mangan dhe selen.
Shumë studime sugjerojnë se alicina tek hudhra mund të ulë presionin e gjakut, kolesterolin e keq dhe gjithashtu të ndihmojë në rritjen e kolesterolit të mirë.
Duke reduktuar kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por edhe të kancerit, veçanërisht kancerit të zorrës së trashë dhe stomakut.
Hudhra e papërpunuar ka gjithashtu veti të rëndësishme antibakteriale dhe antifungale.
Patatet
Patatet janë të pasura me minerale si kalium, magnez, hekur, bakër, mangan si edhe vitaminë C dhe shumicën e vitaminave B. Ato përmbajnë pak nga pothuajse çdo lëndë ushqyese që ju nevojitet.
Mëlçia
Nga të gjitha organet, mëlçia rezultoi deri më tani si më ushqyesja dhe më e shëndetshmja.
Një mish i pasur me vitamina B12, B2, B5, B6, A, niacina, folat, bakër si edhe proteina shtazore me cilësi të lartë.

Sardelet
Këto peshq të vegjël përmbajnë pak nga pothuajse çdo lëndë ushqyese që trupi juaj ka nevojë. Ato janë të pasur me acide yndyrore omega-3 të shëndetshme për zemrën.
Boronicat
Ato janë të mbushura me substanca të fuqishme antioksiduese, disa prej të cilave mund të kenë efekte mbrojtëse për trurin tuaj.
Gjithashtu boronicat mund të përmirësonin kujtesën tek të moshuarit, të ulin nivelet e kolesterolit të keq dhe të luftojnë kancerin.
E verdha e vezës
Të quajtura ndryshe edhe si “multivitamina e natyrës”, ato janë të pasura me vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese të fuqishme, duke përfshirë kolinën, luteinën dhe zeaxanthin, antioksidantë që mund të mbrojnë sytë tuaj.
Vezët përmbajnë gjithashtu proteina me cilësi të lartë dhe yndyra të shëndetshme. Disa studime sugjerojnë se ato mund të ndihmojnë me humbjen e peshës.

Çokollata e zezë
Çokollata e zezë me një përmbajtje të lartë kakaoje është një nga ushqimet më ushqyese që mund të konsumoni.
Ajo është e pasur me fibra, hekur, magnez, bakër, mangan dhe shumë antioksidantë.
Studime të shumta te njerëzit sugjerojnë se çokollata e zezë mund të japë përfitime të fuqishme shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e qarkullimit të gjakut, uljen e kolesterolit të keq, përmirësimin e funksionit të zemrës dhe të trurit.
Sigurohuni që të merrni çokollatë të zezë me të paktën 70 për qind përmbajtje kakao. Më të mirat përmbajnë 85 për qind kakao ose më shumë.
Ushqimet si gocat e detit, midhjet, kallamarët, sepjet, oktapodi etj.
Këto butakë janë ndër produktet më ushqyese në botë. Ato janë të pasura me vitaminë C, D, vitamina të kompleksit B, kalium, selen, hekur dhe zink.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe ajo njihet dhe vlerësohet edhe jashtë vendit

Të mungon dikush? Si ta përballoni ndjesinë e vetmisë

Ushqimi mund të përmirësojë, por edhe të përkeqësojë sëmundjet! Ja çfarë duhet të shmangin disa pacientë

Sekreti për një jetë të gjatë? Konsumoni shumë rozmarinë dhe bëni shumë dashuri

Ushqimi mund të përmirësojë, por edhe të përkeqësojë sëmundjet! Ja çfarë duhet të shmangin disa pacientë

Të mungon dikush? Si ta përballoni ndjesinë e vetmisë

Ana e shëndetshme e çrregullimit: Hipokondriakët jetojnë më gjatë

Pasqyra e gjakut: Cilat janë vlerat normale?

Ushqimet që përmbajnë vitaminë D

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium