LAJMI I FUNDIT:

E dini si vilen boronicat: Kjo temë ka krijuar habi në rrjetet sociale

E dini si vilen boronicat: Kjo temë ka krijuar habi në rrjetet sociale

Nuk e di si e kam imagjinuar vjeljen e boronicave, por kështu me siguri jo – nuk e fshehin habinë përdoruesit e rrjeteve sociale

Në internet po qarkullon një video, e cila tregon si vilen boronicat, gjë që nuk do të ishte lajm interesant që te përdoruesit e rrjeteve sociale, të paktën, të mos kishte krijuar befasi.


Meqenëse janë shumë të vogla dhe lehtë shtypen, boronicat vërtet vilen me ndihmën e një vegle metalike të pazakonshme të cilën shumica e përshkruajnë si “pirun” ose “krehër”, transmeton Telegrafi.

Punëtorët në plantacion këtë vegël e kalojnë nëpër shkurre të boronicës, domethënë sikur e krehin dhe kapin frutat e boronicës nga poshtë në atë mënyrë që nuk i dëmtojnë dhe në mënyrë të sigurt e vendosin në arka.

Këtë metodë askush nuk e ka imagjinuar.

/Telegrafi/