0Shares

Sulmet e zemrës ndodhin papritmas, ndërkaq simptomat përfshijnë dhimbje gjoksi, probleme me frymëmarrje, ndjenja ligështie, etj.

Ndonëse thirrja e menjëhershme e ambulancës është gjëja e duhur gjatë atyre momenteve, është gjithashtu e rëndësishme që të punoni drejt parandalimit të këtij fenomeni, transmeton Telegrafi.

Një studim i ri, i publikuar gjatë javës së kaluar, ka zbuluar se konsumimi i proteinave bimore mund të jetë mënyra më e mirë për ta shmangur sëmundjen.

Konsumimi i këtyre proteinave ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës – faktor rreziku për sulmet e zemrës.

Burime të mira të proteinave bimore janë quinoa dhe fasulet me emrin latin Cicer Arietinum.

Studimi është prezantuar në takimin ‘Nutrition 2018’ në Boston të Amerikës. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)