LAJMI I FUNDIT:

Useini i Prishtinës beson në tri pikë ndaj Drenicës: Kur jep maksimumin rezultati nuk mungon

Useini i Prishtinës beson në tri pikë ndaj Drenicës: Kur jep maksimumin rezultati nuk mungon

Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të dielën (18 Shtator) në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj ndaj Drenicës, ndërsa mesfushori i skuadrës nga kryeqyteti, Muhamed Useini pret fitore.

Sfida në fjalë i takon xhiros së tetë të elitës së futbollit kosovar dhe fillon nga ora 15:00.


Prishtina e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi vjen në këtë duel pas fitores së arritur në xhiron e fundit ndaj Malishevës me rezultat 4-2.

Mesfushori Muhamed Useini ka folur për ndeshjen ndaj drenicasve për faqen zyrtare të klubit.

“Kjo është ndeshje shumë e vështirë ndaj një kundërshtari të mirë si Drenica, e cila luan shumë mirë në shtëpi. Ne si Prishtinë do t’i marrim të gjitha masat që nga kjo ndeshje të dalim me rezultat pozitiv”.

“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë sepse ekipi po përbëhet nga super-djemë dhe jemi duke funksionuar sikurse një familje”.

“Prishtina në çdo ndeshje synojmë për ta arritur maksimumin. Duke dhënë 100 për qind nga vetja jonë dhe si ekip. Besoj se edhe rezultati nuk do të mungojë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori