LAJMI I FUNDIT:

USAID Kosovo prezanton Samitin e Inovacionit në Drejtësi

USAID Kosovo prezanton Samitin e Inovacionit në Drejtësi

Rrjeti i Inovacionit në Drejtësi i themeluar në fillim të këtij viti, është një mekanizëm që bashkon ofruesit e shërbimeve të drejtësisë, organizatat e shoqërisë civile, bizneset donatorët ndërkombëtarë në një vend për t’u mundësuar atyre të flasin për sfidat/çështjet në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe të gjejnë mënyra inovative për t’u marrë me ato sfida/çështje.

USAID-i ka zbatuar qasjen e vet globale të drejtësisë me qendër njerëzit në të gjitha aktivitetet e saj përmes Projektit të Drejtësisë në Kosovë. Kjo qasje synon të vendosë njerëzit/përdoruesit në qendër të zgjidhjeve, që do të thotë se të gjitha zgjidhjet e krijuara janë aty për t’i lejuar qytetarëve të kenë qasje më të mirë në shërbimet e drejtësisë, të ndjehen të vlerësuar dhe të kenë dëgjohen brengat e tyre. Iniciativa për Drejtësi Procedurale është një nga qasjet që vendos njerëzit në qendër që Projekti i USAID-it për Drejtësi e ka zbatuar në të gjitha Gjykatat Themelore dhe Gjykatën Kushtetuese. Drejtësia Procedurale nënkupton që kërkuesi i drejtësisë duhet të jetë në gjendje të ketë qasje të lehtë në shërbimet gjyqësore dhe të trajtohet me dinjitet.

Samiti, i caktuar për datën 6 tetor 2022, do të mbledhë mbi 100 njerëz nga profilet e ndryshme, duke përfshirë institucionet e drejtësisë, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, organizatat ndërkombëtare, qytetarët, studentët/të rinjtë, inovatorët dhe mediat. Kjo ngjarje, përveç lansimit zyrtar të Rrjetit të Inovacionit në Drejtësi, do të bashkojë inovatorët nga gjithë Kosova dhe rajoni, për të diskutuar risitë e ndryshme të zbatuara dhe për të shkëmbyer histori dhe përvoja suksesi përmes një paneli diskutimi.

Për më tepër, ngjarja do të tregojë dhe promovojë risitë e prezantuara nga USAID dhe të tjerët në sistemin e drejtësisë në Kosovë për 20 vitet e fundit. Gjithashtu, do të shfrytëzojë mundësinë për të përfshirë të gjithë të pranishmit në një seancë të të menduarit dizajnues, për të diskutuar çështjet dhe sfidat me të cilat përballen palët e ndryshme të interesit dhe për të gjeneruar ide në zgjidhjet e mundshme.

Kjo do të jetë një ngjarje e nivelit të lartë, e hapur nga Drejtori i Misionit të USAID-it, ku do të paraqiten pjesëmarrës kryesorë nga rajoni dhe anëtarë të panelit nga institucionet e drejtësisë.

Projekti i USAID-it për Drejtësi fton të gjithë të interesuarit ose që punojnë në sistemin e drejtësisë të regjistrohen dhe të bashkohen me ne në këtë ngjarje njëditore dhe të jenë pjesë e Samitit të parë të Inovacionit në Drejtësi në Kosovë dhe të kontribuojnë në inovacionin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Samiti i Inovacionit në Drejtësi mbahet në Klan Arena, të Enjten, më 6 Tetor, nga ora 09:00 – 15:00. Për t’u regjistruar klikoni këtu.

Artikull i sponzorizuar