LAJMI I FUNDIT:

UNSHM: Mënyra e re e vlerësimit në maturë, fokus tek lëndët profesionale

UNSHM: Mënyra e re e vlerësimit në maturë, fokus tek lëndët profesionale

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme vlerëson se Ligji I ri për Arsim të mesëm dhe arsim profesional do të sjell lehtësime të mëdha në provimet e maturës shtetërore, posaçërisht për nxënësit e drejtimeve profesionale. Drejtuesi I UNSHM-së, Berin Muhamed tha për Alsat se nxënësit profesional, përveç gjuhës amtare në provim do të mund të zgjedhin edhe një lëndë profesionale.

“Do të fokusohet në tre tema, tre teste të cilat duhet ti kalojnë. Testi I parë do të jetë poashtu gjuha amë, si çdo herë në maturën shtetërore. Por, testi I dytë nuk do të jetë matematikëose anglisht, do të jetë një lëndë prej lëndëve profesionale që I ka mësuar nxënësi edhe e treta do të jetë praktikë prej punëdhënësit, prej drejtimit që e ka e zgjedhur nxënësi në shkollën profesionale, prej aty do të merr një notim për punën që e ka bërë”, deklaroi Berin Muhamed, kryetar i UNSHM-së.


Ndërkohë, provimi akademik pranues, sipas UNSHM-së do të fokusohet në tre tema, provimete së cilës pritet të realizohen para maturës shtetërore, respektivisht rreth mjjait mars ose prill.

“Testi pranues që do të bëhet për fakultet edhe ai do të fokusohet në tre tema por ai do të jetë pak më herët se matura shtetërore për nxënësit e tjerë që të mund të përgatiten. Do të bazohet në tre ese. Eseja e parë do të jetë gjuha amë ku do të jepet një temë e caktuar, e dyta do të jetë ese numerike ku do të kenë numra dhe një matematikë më të thjeshtë kurse e treta do të jetë ese në anglisht të përgjithshme, njohuritë që nxënësi ka në gjuhën angleze”, shtoi Berin Muhamed, kryetar i UNSHM-së.

Kreu I UNSHM-së kujtoi se matura shtetërore do të mbetet e njëjtë për shkollat e mesme të përgjithshme. Sipas ligjit që kaloi në Qeveri, sipas dikasterit të Arsimit ka për qëllim përmirësimin e sistemit arsimor të mesëm, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e përgjithshme të sistemit arsimor në vend. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori