LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Prishtinës do t’ia ndajë Driton Kukës titullin “Doctor Honoris Causa”

Universiteti i Prishtinës do t’ia ndajë Driton Kukës titullin “Doctor Honoris Causa”

Universiteti i Prishtinës para pak çastesh ka marrë vendim që trajnerit të xhudos Driton Kuka t’i jepet çmimi “Doctor Honoris Causa”.

Lajmi raportohet nga RTV Dukagjini duke u thirrur në burime të veta.


Kjo e arritur e mjeshtrit të xhudos vjen pas suksesit në Lojërat Olimpike dhe në të gjithë turnetë e xhudos nga ku Kosova falë tij dhe sportistëve që ai trajnon ka sjellë shumë medalje.

Kujtojmë,  vetëm gjatë lojërave të fundit olimpike, Driton Kuka bashkë me dy xhudistët që stërvitë, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, i kanë sjellë Kosovë dy medalje të arta olimpike.

“Honoris Causa” është titulli akademik që një universitet apo një tjetër institucion i jep si mënyrë nderimi për kontributet, një personaliteti të shquar në një fushë të caktuar.

Ky titull shoqërohet me një ceremoni solemne dhe me fjalime që mbeten në kujtesë të studentëve dhe publikut duke shkruar një histori më vete në universitet, historinë e të mëdhenjve që janë nderuar e kanë lënë gjurmën e tyre aty. /Telegrafi/