Manchester Unitedi vazhdon ta mbajë në radar sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.  

Para disa javësh është raportuar së pari herë për një ofertë shokuese të Unitedit për Aubameyang, ndërsa tani këto zëra kanë filluar të shpeshtohen.

Sipas faqes italiane FCInternews.it, Djajtë e Kuq kanë paraqitur tashmë një ofertë për sulmuesin e Arsenalit.

Aubameyang thuhet se i ka thënë "po" transferimit befasues te Unitedi Aubameyang thuhet se i ka thënë "po" transferimit befasues te Unitedi

Raporti i kësaj faqe sugjeron që Topçinjtë po përpiqen të rezistojnë çdo përpjekje nga rivalët e tyre për të nënshkruar me lojtarin.

Aubameyang pritet të largohet këtë verë nga Arsenali (Foto: Getty Images/Guliver)

Megjithatë, klubi nga Old Trafford ka bërë një ofertë rreth 62 milionë funteve apo 69 milionë euro dhe kjo duket tunduese.

Unitedi do të duhet të përfundojë një marrëveshje me Interin për sulmuesin Romelu Lukaku përpara se të bombardonte me një çmim të tillë të lartë për zëvendësimin e tij eventual. /Telegrafi/