Unitedi pas zëvendësuesit të David De Gea

“Djajtë e Kuq” janë duke menduar të gjejnë një portier cilësor, i cili është i aftë të zëvendësojë David de Gean që pritet të largohet në drejtim të Real Madridit.
Edhe pse trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino nuk dëshiron ta shesë portierin francez pasi ai është një ndër shtyllat e ekipit të tij, 'Fichajes.net' raporton se United është duke përgatitur një ofertë që zyrtarët e Spursave vështirë se do ta refuzonin.
Lloris pëlqehen shumë nga Louis van Gaal dhe në ditët e ardhshme pritet që ai të dërgojë drejt Londrës një grup që të fillojnë edhe hapat zyrtarë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































