LAJMI I FUNDIT:

Unitedi e ndoqi nga afër Koulibalyn ndaj Liverpoolit

Unitedi e ndoqi nga afër Koulibalyn ndaj Liverpoolit
Koulibaly gjatë një dueli me Mohamed Salah (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Manchester United ka dërguar skautë apo për të parë nga afër qendërmbrojtësin e Napolit, Kalibou Koulibaly.

Djajtë e Kuq u mposhtën nga Liverpooli 3-1 të dielën pasdite dhe tani janë 19 pikë pas tyre si liderë të Ligës Premier.


Menaxheri Jose Mourinho është i dëshpëruar dhe kërkon përforcime në mbrojtje gjatë afatit kalimtar të janarit.

Reali gati ta bëjë Koulibalyn mbrojtësin më të shtrenjtë në histori
Lexo po ashtu Reali gati ta bëjë Koulibalyn mbrojtësin më të shtrenjtë në histori

Qendërmbrojtësi i Napolit, Koulibaly është objektivi i tij i parë për të përforcuar repartin e ‘dështuar’ të Unitedit.

Kalidou Koulibaly (Getty Images)

Sipas mediumit anglez The Sun, United ka pasur kohëve të fundit skautë në tribuna për të parë nga afër qendërmbrojtësin e Senegalit.

Një burim i vjetër i ekipit nga Old Trafford ka deklaruar se: “Klubi kishte njerëz në stadium dhe nuk ishte vetëm për të shikuar lojën e Liverpoolit ndaj Napolit”.

Koulibaly gjatë një dueli me Mohamed Salah (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Ata donin të shihnin Koulibalyn kundër një kundërshtari anglez, pasi e shikuan atë disa herë në Itali”.

Unitedi është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për Koulibalyn
Lexo po ashtu Unitedi është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për Koulibalyn

“Ai i impresionoi të gjithë dhe nevoja për lojtarë në pjesën e prapme nuk ka qenë kurrë më e dukshme”.

Është raportuar se Unitedi janë të gatshëm të paguajnë 90 milionë funte apo mbi 100 milioën euro për 27-vjeçarin. /Telegrafi/