LAJMI I FUNDIT:

Unitedi e mbyll vitin 2016 me fitoren e pestë radhazi (Video)

Unitedi e mbyll vitin 2016 me fitoren e pestë radhazi (Video)

Manchester Unitedi ka fituar ndaj Middlesbrough me rezultat 2-1.

Ishte një fitore e vështirë, por e merituar për Djajtë e Kuq.


Pjesa e parë ishte me shumë raste nga vendasit, por nuk patë gola. Rastet e humbura i kushtuan Unitedit, pasi në minutën e 67-të shënoi Grant Leadbitter për 0-1.

Kur të gjithë menduan se Man Utd do të përfundojnë vitin me humbje në skenë dolën Anthony Martial (85’) dhe Paul Pogba (86’).

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho në Ligën Premier.

Ata vazhdojnë në vendin e gjashtë me 36-pikë, kurse Middlesbrought në pozitën e 16-të me 18-të pikë. /Telegrafi/