Djajtë e Kuq nuk kanë pasur fat me transferimin e Radamel Falcaos në verën e kaluar, i cili doli të jetë një dështim i madh me vetëm katër gola të shënuar deri më tani.

Sipas Daily Mail, vëzhguesit e Unitedit ishin të pranishëm në ndeshjen e Portos kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve për ta përcjellë sulmuesin kolumbian, i cili shkëlqeu me një gol të bukur në fitoren e portugezëve prej 3-1 kundër gjermanëve, i cili njëherësh ishte goli i tij i 23-të në 31 ndeshje këtë edicion.


Sipas të gjitha gjasave, drejtuesit e Unitedit vetëm se kanë filluar negociatat me klubin e Portos për transferimin e kolumbianit i cili vlerësohet rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app