LAJMI I FUNDIT:

United shokohet nga Aston Villa, Bruno Fernandes humb penalltinë në minutat e fundit

United shokohet nga Aston Villa, Bruno Fernandes humb penalltinë në minutat e fundit

Aston Villa është përkujdesur për befasinë e javës në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Villa ka arritur që ta mposhtë gjigantin anglez Manchester United në Old Traford me rezultat të ngushtë 0-1.


Përkundër dominimit nga Djajtë e Kuq, 45 minutat e para të kësaj ndeshje përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0.

Ollie Watkins rrezikoi në pjesën e dytë për mysafirët, por që goditja e tij u bllokua.

Sulmuesi anglez i Aston Villës, Watkins pati një tjetër mundësi të artë shënimi, por David De Gea bëri mrekulli duke ndalur goditjen e tij.

Megjithatë Villa golin e fitores e arriti në minutën e 88-të, kur qendërmbrojtësi Kortney Hause shënoi me kokë për 0-1.

Djajtë e Kuq kanë mundur ta shmangin humbjen nga kjo sfidë, pasi Hause luajti me dorë në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti për vendasit.

Por nga pika e bardhë, Bruno Fernandes nuk ishte i saktë duke dërguar topin mbi portë.

Aston Villa kësisoj mori fitoren e tretë këtë kampionat dhe ngjitet në pozitën e shtatë në tabelë me 10 pikë, derisa për United kjo ishte humbja e parë që e mbanë në vendin e katërt me 13 pikë.

Manchester United do ta zhvillojë edhe ndeshjen e javës së shtatë në shtëpi, ku do të përballet me Evertonin.

Ndërkohë Villa do të ketë punë përsëri në udhëtim, pasi në Londër do të ndeshet me Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori