United pas malazezit Savic

Skuadra angleze ka në listën e saj disa emra të mbrojtësve evropianë që synon t’i transferojë një apo dy prej tyre.
Emri më i ri në listën e trajneri Louis Van Gaal është malazezi Stefan Savic i cili ka pasur një edicion mjaftë të mirë me Fiorentinën.
Ish-anëtari i Manchester Cityt, po kërkohet nga United, që janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro për mbrojtësin 24-vjeçar.
Gjithashtu për t’i siguruar shërbimet e Savicit në garë janë edhe skuadrat italiane, Milan, Juventus dhe Interi si dhe ajo gjermane Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































