LAJMI I FUNDIT:

United fillon bisedimet me Ajaxin, 10 milionë i ndajnë nga transferimi i Van de Beek

United fillon bisedimet me Ajaxin, 10 milionë i ndajnë nga transferimi i Van de Beek

Edhe pse transferimi i Donny Van de Beek te Real Madridi dukej i sigurt, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Real Madridi ka vendosur mos të bëjë shumë shpenzime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës dhe kanë hequr dorë nga transferimi i holandezit.


Tani është gjiganti anglez Manchester United që ka filluar bisedimet me Ajaxin për transferimin e Van de Beek në Old Traford.

Donny van de Beek . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Sipas asaj që ka raportuar The Times, Djajtë e Kuq kanë bërë një ofertë prej 41 milionë eurove për lojtarin, por kjo është refuzuar nga Ajaxi.

Kampioni në fuqi i Holandës i ka bërë të qartë Unitedit se kanë ulur vlerën e lojtarit nga 65 milionë euro sa ishte para pandemisë Covid-19.

Ajax ka kërkuar nga drejtuesit e Djajve të Kuq që të ofrojnë 10 milionë euro më shumë nga oferta e parë nëse duan transferimin e Van de Beek.

Donny van de Beek. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Për reprezentuesin holandez interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera angleze Tottenham Hotspur dhe Newcastle United.

23-vjeçari ka pasur një vit fantastik me Ajaxin, ku në 37 takime zyrtare në të gjitha garat ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 11 asistime. /Telegrafi/