LAJMI I FUNDIT:

United dhe City mund të jenë sërish përballë njëri-tjetrit në verën e ardhshme, vazhdon ‘lufta’ për top lojtarët mes dy klubeve nga Manchesteri

United dhe City mund të jenë sërish përballë njëri-tjetrit në verën e ardhshme, vazhdon ‘lufta’ për top lojtarët mes dy klubeve nga Manchesteri

Manchester United dhe Manchester City janë duke ‘luftuar’ aktualisht që të sigurojnë shërbimet e njërit ndër lojtarët më në formë aktualisht, Erling Haaland.

Ndër vite, dy skuadrat nga Manchesteri kanë rivalizuar njëra-tjetrën për të transferuar lojtarë të dalluar, por që Djajtë e Kuq ishin në avantazh.


Duke u kthyer 20 vjet mbrapa dhe në prill të vitit 2001, ishte një kohë kur United ishte i frikshëm dhe City nuk kishte edhe aq emër, me Haaland Alf Inge në thelb karriera e tij përfundoi nga kapiteni i United Roy Keane në Old Trafford në hakmarrje për një incident që ndodhi në vitin 1997, ndërsa Haaland, një mesfushor qendror, po luante për Leeds United.

Babait të Erlingut, Alfie, karriera e tij përfundoi në terrenin e Old Trafford.

Një përplasje midis të dyve bëri që Keane të dëmtojë ligamentet e gjurit në Elland Road ndërsa titulli i Ligës Premier shkoi në Arsenal.

Kujtimet e këqija të këtij momenti në karrierën e babait të tij mund të shkojnë kundër United dhe të ushqejnë narracionin e Haalandit që të përzgjedh Cityn.

Me Keane dhe një mori legjendash të Manchester United që ende duan që klubi i tyre të shkëlqejë, padyshim që do t’i lëndonte ata kur do të shihnin Erlingin, duke luajtur për rivalët e qytetit.

Haaland në aksion kundër Holandës mbrëmë ku shënoi golin e hapjes.

Nga ana tjetër, Haaland, i cili admiron Ronaldon dhe natyrisht Ole Gunnar Solskjaer, i cili e transferoi në Molde më herët në karrierën e tij për të luajtur nën drejtimin e ish-trajnerit të klubit norvegjez, mund të eliminojë të kaluarën.

Ajo që dihet deri më tani është se sulmuesi që ka shënuar 43 herë për Dortmundin është se ai ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij për 75 milionë euro dhe se është pothuajse i sigurt se do të largohet nga Bundesliga verën e ardhshme.

Manchesteri, me gjithë romancën që qarkullon lojtarin në të dy drejtimet, duket se është destinacioni i mundshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori