LAJMI I FUNDIT:

Ulja e çmimit të bukës pritet pas Vitit të Ri

Ulja e çmimit të bukës pritet pas Vitit të Ri

A do të ulet çmimi i bukës me masat e reja të paralajmëruara nga Qeveria? Një pjesë e prodhuesve thonë se pritet që fillimisht të stabilizohet çmimi, pastaj mund të filloj ulja e çmimit të bukës dhe prodhimeve tjera.

Ulja e çmimit të bukës mund të ndodh pas Vitit të Ri. Masat e reja të cilat parashohin uljen e çmimit të rrymës prej 1 dhjetor për prodhuesit e ushqimit me qwndrim se pritet që së pari të stabilizohet çmimi ndërsa pastaj të ulet çmimi i bukës dhe prodhimeve të tjera. Ky është qëndrimi i përfaqësuesve të dy odave të tregtisë.


Sipas Shoqatës së industrisë së mullisëve dhe furrtarëve, pranë Odës Ekonomike per ulje reale të çmimit është e nevojshme që Qeveria të aktivizohet së bashku me odat që në këtë mënyrë të tejkalohet kriza, Poashtu është e nevosjme që të përfshihen edhe rezervat e mallit që në këtë mënyrë të ulet ndikimi në bursat botërore, ku çmimet vazhdimisht rriten.

Edhe pse vlerësimet zyrtare që brenda këtij viti për korrje të gurrit harxhuar rreth 250 mijë tonë grurë, ndërsa janë të nevojshme rreth 330 mijë tonë, sidoqoftë një pjesë e grurit nuk shitet nëpër mullitë, ndërsa sërish bëhet importi. Çmimin për grurin e përcakton bursa botërore ku çmimi është 18 denarë, ndërsa gjatë periudhës së vjeljes arriti deri 22 denarë për një kilogram.

“Në qoftë se qeveria lejon që mullinjtë dhe industria e furrave të blen energji elektrike me një çmim prej 80 deri 100 ero për megavat orë, për të cilët një javë po bëjmë negociata, atëherë deri në dhjetor çmimi i miellit dhe bukës do të stbilizohet, ndërsa prej vitit të ardhshëm mund të pritet edhe ulja e çmimit të tyre për 10%”, thotë Goran Malishiq kryetar i Shoqatës së industrisë së mullisëve dhe furrtarëve, pranë Odës Ekonomike.

Kjo është përpjekje e tretë që me masat e qeverisë të ulen çmimet e produkteve bazë ushqimore. Fillimisht kishte ngrirje të çmimeve, pastaj i kufizuan marzhat, për të cilat qytetarët nuk i kanë ndjerë përshka të rritjes së vazhdueshme të çmimeve me pakicë. Nga ana tjetër me këtë masë pritet që të përfshihen rreth 150 kompani për të cilat reagojnë prodhuesit e vegjël të ushqimit të cilët besojnë se do i lënë në baltë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori