Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi riorganizimin e Qeverisë, zgjidhen ministrat e rinj


Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sonte votoi për riorganizimin e Qeverisë, ku të gjithë kandidatët e propozuar për ministra të rinj morën mbështetjen e 69 deputetëve. Nuk pati asnjë "kundër" ose "abstenim" për asnjë nga propozimet.
Jeton Shasivari është zgjedhur si Ministër i ri i Drejtësisë, ndërsa Agon Ferati do të drejtojë Ministrinë e Marrëdhënieve mes Komuniteteve.
Borçe Serafimovski është Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa Sasho Klekovski është zgjedhur si Ministër i Shëndetësisë.
Gjoko Velkovski merr detyrën si Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, ndërsa Ivan Stoilkoviq është zgjedhur si Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.
Sedat Sulejmani është zgjedhur Ministër i Kulturës dhe Turizmit, ndërsa Erxhan Demir do të shërbejë si Ministër pa portofol.
Të gjithë kandidatët u zgjodhën me rezultat identik - 69 vota "pro", pa asnjë votë "kundër" ose "abstenim", duke përfunduar zyrtarisht riorganizimin e kabinetit qeveritar./Telegrafi/





































