LAJMI I FUNDIT:

Më i ulëti që nga fillimi i vitit: Bie çmimi i naftës në tregun botëror

Më i ulëti që nga fillimi i vitit: Bie çmimi i naftës në tregun botëror

Çmimet e naftës në tregun botëror sot ranë në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit për shkak të shqetësimeve për një recesion të mundshëm dhe lehtësimit të frikës se kufiri i çmimit të naftës ruse mund të ndikojë ndjeshëm ofertën.

Një paralajmërim nga bankat e mëdha amerikane për një recesion të mundshëm vitin e ardhshëm ndikoi në çmimet pasi dollari u rrit, duke e bërë naftën më të shtrenjtë për përdoruesit e monedhave të tjera.


Në Londër, çmimi i naftës bruto Brent nga Deti i Veriut ra me 55 cent dhe tani qëndron në 78.80 dollarë për fuçi, më i ulëti që nga janari.

Në New York, çmimi i naftës së papërpunuar të lehtë ra me 38 cent në 73.87 dollarë për fuçi, raporton cnbc.

“Ka ende shumë pasiguri në treg”, tha Claudio Galimberti, një analist tregu në Ristad Energy.

Ndryshe, një litër naftë sot në Kosovë është shitur me çmimin prej 1.53 euro. /Telegrafi/