LAJMI I FUNDIT:

Ulen shpenzimet e transferëve për qytetarët e Kosovës që punojnë me Airbnb dhe Booking

Ulen shpenzimet e transferëve për qytetarët e Kosovës që punojnë me Airbnb dhe Booking

Kompania Fintech Paysera ka arritur të bëjë transferet e para nga Airbnb dhe Booking.com pa asnjë kosto bankare nga llogaria e këtyre kompanive deri te llogaria e klientit të Paysera në Kosovë. Gjithashtu është mundësuar edhe transferimi i mjeteve nga Paysera në llogarinë e bankës me një kosto të ulët prej 2 euro për secilën shumë.

Shpresa Qosa një ndërmarrëse kosovare që menaxhon disa prona përmes Airbnb ka bërë transferët e para nga ky gjigant ndërkombëtarë në Paysera Kosovë. Më herët Shpresa është ngarkuar me shpenzime bankare të dyfishta edhe ato të dërguesit edhe ato të bankës pranuese që ndonjëherë kanë shkuar deri në 30 euro edhe për transfere të vogla prej 200 euro apo 300 euro.


“Unë i kam transferuar mjetet në llogarinë time në Paysera Kosova, pastaj nga aty në bankën BKT. I tërë procesi ka përfunduar për disa minuta dhe shpenzimet e përgjithshme bankarë kanë qenë vetëm 2 euro”, thotë Qosa.

“Kjo do të ma lehtësojë punën shumë dhe unë do të mund të bëjë transfere më të shpeshta pasi kostoja është shumë e ulët”, shton ajo.

Erdis Driza pronarë i hostelit Driza në Prizren më herët është dashur që të anulojë rezervimet përmes platformave ndërkombëtare pasi kostoja e trasferëve ishte shumë e lartë. Ai është dashur të zgjedhë opsionin “paguaj në arritje” pasi kjo ka qenë mundësi e vetme për të operuar me fitim.

“Kam paguar gati 30 euro për një transfer. Sistemin Paysera nuk e kam provuar ende, por gjithsesi se do ta testoj pasi ai nuk ka ndonjë çmim të mirëmbajtjes”, thotë Driza.

Paysera Kosovë është pjesë e Fintech Paysera nga Lituania dhe në këtë mënyrë secili që hapë llogari në këtë sistem përfiton nga një IBAN në Bashkimin Evropian. Kjo gjë i mundëson shfrytëzuesit që të lidhet në sistemin e pagesave SEPA, i rregulluar nga Bashkimi Evropian që të gjitha pagesat të bëhen pa kosto transferi.

Paysera Kosovë ka arritur që këtë sistem të licencojë në Bankën Qendrore të Kosovës dhe ta lidhë më bankën kosovare BPB.

Shefi ekzekutiv i Paysera Kosovë, Bashkim Zeqiri thotë se, “kjo është një gjë e mirë që i ka ndodhë Kosovës dhe mundëson transferin e eurove nga BE-ja, Lihtenshtajni dhe Zvicra pa kosto në Bankën për Biznes (BPB) në Kosovë dhe me një kosto prej 2 euro në secilën bankë tjetër”. /Telegrafi/