LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasve po u arrin ndihma nga të gjitha anët, pas amerikanëve – tani norvegjezët u dërgojnë sisteme kundërajrore Mistral

Ukrainasve po u arrin ndihma nga të gjitha anët, pas amerikanëve – tani norvegjezët u dërgojnë sisteme kundërajrore Mistral

Ministri i Brendshëm norvegjez Bjorn Arild Gram, ka bërë të ditur se qeveria norvegjeze do të dërgojë në Ukrainë sisteme kundërajrore të tipit Mistral.

“Sistemet kundërajrore Mistral janë armë efikase, që tashmë janë përdorur në marinë dhe do të luajnë rol të veçantë në luftën e Ukrainës”, tha Arild Gram, transmeton Telegrafi.


Sipas të përditshmes norvegjeze Stavanger Aftenblad, bëhet fjalë për më shumë se 100 sisteme kundërajrore. Këto sisteme janë përdorur në ushtrinë norvegjeze, dhe se shpejti pritet të zëvendësohet me një tip tjetër.

Fabrika Azovstal në Mariupol është një kështjellë e vërtetë – ukrainasit fshihen në tunelet nëntokësore
Lexo po ashtu Fabrika Azovstal në Mariupol është një kështjellë e vërtetë – ukrainasit fshihen në tunelet nëntokësore

E Gram ka theksuar se pavarësisht që Norvegjia po e tërheq nga përdorimi, vazhdon të jetë një sistem kundërajror shumë efikas.

Deri më sot Norvegjia i ka dërguar Ukrainës rreth 2 mijë sisteme kundër tankeve (predha të ndryshme). E Mistral është një sistem francez kundërajror, që përdor rreze ultravjollcë për lokalizim të objektivit.

Në përdorim u fut në vitin 1988, derisa versioni i dytë ishte prezantuar më 1997 kurse i treti në  vitin 2019. /Telegrafi/