LAJMI I FUNDIT:

Ukraina thotë se do ta bëjë, edhe nëse SHBA-ja i kërkon që të mos godasë rafineritë e çmuara të naftës të Rusisë

Ukraina thotë se do ta bëjë, edhe nëse SHBA-ja i kërkon që të mos godasë rafineritë e çmuara të naftës të Rusisë

Ukraina thotë se do të synojë rafineritë ruse të naftës nëse dëshiron, duke i quajtur ato objektiva legjitime ushtarake, pasi SHBA thuhet se i kërkuan asaj që të mos bënte një gjë të tillë mbi shqetësimet rreth rritjes së çmimeve të naftës dhe potencialin për hakmarrje.

Siç kujtojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Ukraina ka shtuar sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë muajt e fundit, duke kryer sulme me dronë me rreze të gjatë veprimi në disa nga rafineritë e saj më të mëdha të naftës.


Pasojat kanë përfshirë uljen e prodhimit, rritjen e çmimeve dhe dëmtimin e kapaciteteve industriale ushtarake.

Por tani, SHBA po i kërkon Ukrainës që të shmangë shënjestrimin e këtyre objekteve, me zyrtarët në Uashington që ngrenë shqetësime se sulmet e vazhdueshme do të rrisin çmimet globale të naftës, gjë që do të reflektonte keq në administratën Biden pak para zgjedhjeve të 2024.

Rusia dëshiron të sulmojë NATO-n, "por nuk mundet tani" – eksperti jep shpjegimin e tij
Lexo po ashtu Rusia dëshiron të sulmojë NATO-n, "por nuk mundet tani" – eksperti jep shpjegimin e tij

SHBA thuhet gjithashtu se shprehu shqetësime se goditjet në industrinë kryesore ruse mund të provokojnë hakmarrje nga Rusia kundër objekteve energjetike në të cilat mbështeten vendet perëndimore.

Dhe menjëherë pas një raporti të Financial Times, një zyrtar i qeverisë ukrainase u përgjigj publikisht, duke thënë se Ukraina do të vazhdojë të godasë rafineritë e naftës, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

Sipas Zëvendëskryeministres për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik Olga Stefanishyna, zyrtarët në Kiev besojnë se rafineritë janë “shënjestra absolutisht legjitime nga pikëpamja ushtarake”.

“Ne i kuptojmë thirrjet e partnerëve tanë amerikanë”, tha ajo. “Në të njëjtën kohë, ne po luftojmë me aftësitë, burimet dhe praktikat që kemi”.

Ndryshe, Rusia nuk është shmangur nga kryerja e sulmeve në infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në 2022.

Vetëm të premten, forcat ruse kryen një sulm masiv të përbërë nga dronë dhe raketa, më i madhi që nga fillimi i luftës, që ndërpreu energjinë elektrike në qytete dhe qendra të shumta urbane.

Sulmi përfshinte gjithashtu një sulm në hidrocentralin Dnipro.

Ukraina sulmon me raketa Sevastopolin e Krimesë së pushtuar? Pamje që tregojnë shpërthime dhe tymin që ngrihej në qytet
Lexo po ashtu Ukraina sulmon me raketa Sevastopolin e Krimesë së pushtuar? Pamje që tregojnë shpërthime dhe tymin që ngrihej në qytet

Në anën tjetër, edhe sulmet e fundit të Ukrainës kundër infrastrukturës energjetike të Rusisë kanë qenë mjaft efektive.

Më shumë se 10 rafineri dhe depo kryesore janë dëmtuar dhe çmimet e naftës janë rritur në javët e fundit. Një sulm i madh vetëm javën e kaluar goditi disa rafineri, duke shkaktuar dëme masive.

Strategjia, tha një zyrtar ukrainas në atë kohë, ishte “të privojë armikun nga burimet dhe të reduktojë rrjedhën e parave të naftës dhe karburantit”.

Këto sulme kërcënojnë një “nyje kryesore ekonomike” për Rusinë, si dhe një burim shumë të rëndësishëm lufte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori