LAJMI I FUNDIT:

Uganda me ‘Facebook’ dhe ‘Twitter’ të vetin

Uganda me ‘Facebook’ dhe ‘Twitter’ të vetin

Në një deklaratë zyrtare nga drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike të Ugandës (UCC), Godfrey Mutabazi, tha se po punojnë në versionet e tyre të Facebook dhe Twitter që pritet të lëshohen në përdorim në vitin 2018.

Ai citon se tashmë ka një investitor që do të ndihmojë në sjelljen në jetë të këtyre platformave.


Mutabazi përmendi se përmbajtja është pritur jashtë Ugandës si një nga arsyet pse UCC po zhvillon versionet e veta të platformave të mediave sociale dhe shpjegoi se “në vend të ugandasëve, për shembull, duke vizituar Twitter, ata do të kenë diçka lokale që do të jenë në gjendje ta përdorin”, përcjell Telegrafi.

“Sapo qaseni në internet, së pari shkoni në Amerikë për të gjetur përmbajtje. Por nëse kemi përmbajtjet tona, shërbimi do të jetë edhe më i lirë”, ishte shprehur Muzabazi.

Ky veprim mund të shihet si një mënyrë për qeverinë e Ugandës që përfundimisht të monitorojë dhe censurojë përdoruesit, thonë shumë komentues në mediat sociale. /Telegrafi/