LAJMI I FUNDIT:

UEFA vazhdon t’u besojë gjyqtarëve nga Kosova, Nuza do ta drejtojë ndeshjen Nordsjaelland – FCSB

UEFA vazhdon t’u besojë gjyqtarëve nga Kosova, Nuza do ta drejtojë ndeshjen Nordsjaelland – FCSB

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të bëjnë paraqitje të shkëlqyeshme në arenën ndërkombëtare, duke bërë që UEFA të vazhdojë të besojë tek ta për këtë edicion të ri të garave evropiane.

Për ndeshjen e rëndësishme ndërmjet skuadrës daneze, Nordsjælland dhe asaj rumune, FCSB, e cila do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Right to Dream Park” në Farum, autoritetet e futbollit evropian kanë vendosur gjyqtarë kosovarë.


Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj përballje, me asistentë Fatlum Berishën dhe Arbnor Bullatovcin.

Gjyqtari i katërt do të jetë Dardan Çaka. Kjo ndeshje është pjesë e rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Dueli i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave në Rumani përfundoi pa gola (0:0).

Krahas rritjes së nivelit të futbollit vendor, është rritur dukshëm edhe niveli profesional i gjyqtarëve tanë, gjë e cila po vlerësohet edhe nga UEFA, pasi gjatë këtij edicioni gjyqtarët tanë në vazhdimësi janë deleguar në garat e Ligës së Konferencës.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori