LAJMI I FUNDIT:

UEFA sot zgjedh më të mirët: Messi e Ronaldo mungojnë, Lewandowski favoriti kryesor

UEFA sot zgjedh më të mirët: Messi e Ronaldo mungojnë, Lewandowski favoriti kryesor

Do të jetë hera e parë në dhjetë edicione që UEFA do të jep çmimin e “Lojtarit më të mirë në Evropë”, ku në listë mungojnë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që nuk kanë arritur të futen në listën e ngushtë të finalistëve.

UEFA sot përveç shortit ndan edhe çmimet për më të mirët në disa kategori, por këtë do ta bëjë në një ceremoni me dyer të mbyllura për shkak të kufizimeve shkaku u COVID-19.


Robert Leëandoëski, Manuel Neuer dhe Kevin De Bruyne janë në garë për futbollistin më të mirë në kontinent, çmim shumë i vlefshëm pasi çmimi tjetër i madh individual “Topi i Artë”, nuk do të jepet këtë vit.

Mungesa e dy ikonave të futbollit e bën garën edhe më interesante, pasi këta dy e kanë fituar pesë herë garë.

Cristiano Ronaldo e fitoi çmimin tre herë dhe ishte midis tre finalistëve gjithmonë, në të gjitha edicionet, ndërsa Leo Messi e fitoi dy herë dhe u shfaq gjashtë herë në treshen e kandidatëve . Përveç tyre, gjithashtu çmimin e fituan Iniesta (2012), Ribery (2013), Modric (2018) dhe Van Dijk (2019).


Lewandowski i preferuar

Edhe pse Messi e Ronaldo janë veteran, një tjetër veteran është favorit kryesor. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Robert Leeandoeski.

Sulmuesi i Bayern Munchen është kandidati kryesor pasi i fitoi të gjitha që ekipi i tij mori pjesë.

Me 55 gola në 47 ndeshje në të gjitha garave, polaku u shpall golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve (15 gola në 10 ndeshje), në Bundesligë (34 gola në 31 ndeshje) dhe në Kupën e Gjermanisë (6 gola në 5 ndeshje).

Atij i duheshin vetëm dy gola për të rrëmbyer “Këpucën e Artë”, që e fitoi  Ciro Immobile.

Më pak gjasa ka Manuel Neuer, portieri veteran i Bayern Munich. Në moshën 34 vjeç, ai po jeton një rini të dytë, pasi në 10 ndeshje të Ligës së Kampionëve, në gjashtë prej tyre e la portën e zbrazët.

Vetëm në një edicion, atë të vitit 2014, fituesi i çmimit të “Lojtarit më të mirë”, (Iniesta) nuk i përkiste kampionit të Evropës.

Ky fakt do të thotë që Kevin De Bruyne, asistuesi më i mirë në futbollin evropian (13 gola dhe 20 asistime në Ligën Premier) nuk ka shumë mundësi.


Trajnerët dhe gazetarët

Juria që voton për këto çmime përbëhet nga të gjithë trajnerët që marrin pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, së bashku me 55 gazetarë që i përkasin Media Sportive Evropiane (ESM) të cilët përfaqësojnë secilën nga federatat anëtare të UEFA-s.


Më të mirët në secilin pozicion

Finalistët për të pasuar Alisson si portierin më të mirë në Ligën e Kampionëve janë Mnauel Neuer, Keylor Navas dhe Jan Oblak. Për mbrojtësin më të mirë (Van Dijk e fitoi atë në vitin 2019) në garë janë Davies, Alaba dhe Kimmich, të tre nga Bayern.

Frenkie De Jong që ishte më i miri, do të pasohet nga njëri prej De Bruyne, Thomas Muller ose Thiago Alcántara.

Dhe për çmimin e sulmuesit më të mirë, të cilin Messi e fitoi vitin e kaluar, në garë janë Lewandowski, Neymar dhe Mbappe.

Nga ana tjetër, kandidatët për çmimin për lojtarin më të mirë në Ligën e Evropës janë Ever Banega, Romelu Lukaku dhe Bruno Fernandes. Vitin e kaluar ky çmim u fitua nga Eden Hazard që luante te Chelsea.


Trajneri më i mirë

Në këtë edicion, do të jepet për herë të parë një trofe për trajnerin më të mirë të sezonit në Evropë. Të tre finalistët janë gjermanë: Hans-Dieter Flick (Bayern), Jurgen Klopp (Liverpool) dhe Julian Nagelsmann (Leipzig), 33 vjeç.

Në kategorinë e femrave, në garë janë Lucy Bronze (Manchester City), Pernille Harder (Chelsea), dhe Wendie Renard (Lyon), që garojnë për çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë.

Një çmim do të jepet gjithashtu edhe për trajnerin më të mirë në futbollin e femrave dhe finalistet janë: Lluis Cortés (Barcelona), Jean Luc Vasseur (Lyon) dhe Stephan Lerch (Wolfsburg).


/Telegrafi/