LAJMI I FUNDIT:

UEFA ndëshkon Arnautovicin për fyerjen ndaj Alioskit

UEFA ndëshkon Arnautovicin për fyerjen ndaj Alioskit

Marko Arnautovic është ndëshkuar me një ndeshje mos lojë për shkak të fryrjeve dhe ofendimeve që i bëri Ezgjan Alisokit në takimin që Austria e fitoi 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kamerat kishin arritur të kapin momentin kur sulmuesi bën sharje me nënë në drejtim të lojtarit shqiptar që përfaqëson shtetin tonë fqinj.


Kështu, UEFA fillimisht kishte hapur hetimet për rastin e ndodhur në takimin e Euro 2020, derisa kishte mjaftueshëm prova për t’i dhënë dënimin.

Arnautovicin e pret ndëshkimi i rëndë nga UEFA për fyerjen që ia bëri Alioskit
Lexo po ashtu Arnautovicin e pret ndëshkimi i rëndë nga UEFA për fyerjen që ia bëri Alioskit

Arnautovic nuk do të mund të luajë në takimin ndaj Holandës që luhet këtë të enjte.

Ish-lojtari i West Hamit u akuzua për: “Fyerje të një lojtari tjetër, Art. 15 (1) (a) (iv) i Rregullores Disiplinore të UEFA-s”.

Sharja dhe ofendimi i Arnautovicit kundrejt Alioskit ka bazë në raportet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve
Lexo po ashtu Sharja dhe ofendimi i Arnautovicit kundrejt Alioskit ka bazë në raportet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve

Dhe, si rezultat, bordi i apelit i UEFA-s vendosi: “Të pezullojë lojtarin e Federatws Austriake të Futbollit, Marko Arnautovic, për ndeshjen tjetër (1) të garës së ekipit përfaqësues të UEFA-s”

Edhe pse lojtari kërkoi falje pas ndeshjes, shtëpia e futbollit evropian nuk lejoi që ai të kalonte pa ndëshkim. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >