LAJMI I FUNDIT:

UEFA konfirmon praninë e tifozëve në Stadio Olimpico në kuadër të Kampionatit Evropian

UEFA konfirmon praninë e tifozëve në Stadio Olimpico në kuadër të Kampionatit Evropian
(Foto: Twitter/UEFA)

UEFA ka konfirmuar që Stadio Olimpico i Romës do të jetë një nga vendet që në këtë verë do të zhvillohen lojërat e kampionatit të shtyrë ‘Euro 2020’ me praninë e spektatorëve.

Të martën, qeveria italiane dha sqarimin e plotë për stadiumin kryeqytetas që është i gatshëm për të pritur të paktën 25 për qind të kapacitetit të tifozëve në Euro 2020.


UEFA tani e ka konfirmuar Romën si njërin nga vendet mikpritëse të Kampionatit Evropian, përcjell KP.

“UEFA ka marrë sot nga Shoqata Italiane e Futbollit konfirmimin nga Qeveria Italiane se ndeshjet e ‘UEFA Euro 2020’ të planifikuara për në stadiumin Olimpico në Romë, do të zhvillohen me spektatorë”.

“Autoritetet kanë garantuar që të paktën 25 për qind e kapacitetit të stadiumit do të plotësohet. Si rezultat, UEFA konsideron që Roma të konfirmohet plotësisht si një vend për këtë turne”, thuhet në njoftim.

Italia do të luajë ndeshjen e parë të turneut kundër Turqisë pikërisht në Stadio Olimpico më 11 qershor.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori