UEFA do të hetojë racizmin e Moskës

Koret raciste janë dëgjuar nga i dërguari i organizimit Evropian të futbollit.
Ultasit e Lokomotivës thërrisnin në gjuhën serbe, vrisni shqiptarët dhe Kosova është Serbi duke kujtuar ngjarjet e Beogradit ku përfaqësuesja jonë u shoqërua gjatë të gjithë kohës para, gjatë dhe pas takimit me Serbinë.
Në këtë rast delegati i UEFA-s është treguar më i kujdesshëm dhe pritet që një sjellje e tillë antisportive të përkrahësve moskovitë të ndëshkohet, këtë e konfirmon gazeta ruse “Sport Ekspres”.
Sipas rregullores së UEFA-s, Lokomotiva e Moskës rrezikon mbylljen e disa tribunave të stadiumit dhe nëse përsëritet mund të mbyllë dyert për të gjithë në takimin e radhës dhe të gjobitet klubi organizator.
Tani radhën e ka Komisioni i Disiplinës së UEFA-s, që të shqyrtojë çështjen. /Telegrafi/












































