LAJMI I FUNDIT:

UEFA dënon Pep Guardiolën dhe gjobit Liverpoolin

UEFA dënon Pep Guardiolën dhe gjobit Liverpoolin
VIRGINIA WATER, ENGLAND - MAY 23: Pep Guardiola looks on during the Pro Am for the BMW PGA Championship at Wentworth on May 23, 2018 in Virginia Water, England. (Photo by Ross Kinnaird/Getty Images)

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është dënuar me dy ndeshje, një prej të cilave e ka kryer gjatë sezonës së kaluar për një sjellje të pahijshme pas ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

UEFA gjithashtu ka gjobitur Liverpoolin me njëzet mijë euro pas incidenteve në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në prill, duke përfshirë një sulm në autobusin e ekipit të Manchester Cityt pasi arriti në Anfield.


Liverpooli u gjobitë gjithsej me 9500 euro për ndezjen e fishekzjarrëve në pjesën e dytë me Cityn dhe gjysmëfinalen me Romën.

Autobusi i Citizens u sulmua në rrugën drejt Anfield 

Dënimi i tyre kryesor ishte për vendosjen e fishekzjarrëve, hedhjen e objekteve, akteve të dëmtimit dhe turbullirave, shkruan në njoftimin e UEFA-s.

The Reds, i cili pësoi humbje me rezultat 3-1 ndaj Real Madridit në Kiev, u dënuar për sjellje të papranueshme të mbështetësve që dëmtuan autobusin e Citizens përpara lidhjes në Anfield.

Loris Karius bën skanim të kokës pas finales së Ligës së Kampionëve, goditja e Ramosit është arsyeja
Lexo po ashtu Loris Karius bën skanim të kokës pas finales së Ligës së Kampionëve, goditja e Ramosit është arsyeja

Trupi qeverisës i futbollit evropian ka gjobitur ehde Zenit St Petersburg me 70 mijë euro për trazirat e shkaktuara në Ligën e Evropës gjatë 1/16 me Red Bull Leipzigun.

Një gjobë prej 43.911 eurosh i është shqiptuar Zenit për “sjellje raciste të mbështetësve të saj”, tha UEFA, me klubin që urdhëroi të luanin ndeshjen e ardhshme në shtëpi në pa tifozë. /Telegrafi/