LAJMI I FUNDIT:

Faqja për shitjen e biletave të Kosovës pëson sulm kibernetik – biletat janë të sigurta, ndërsa mësohet edhe mënyra se si po shiten aq shpejt

Faqja për shitjen e biletave të Kosovës pëson sulm kibernetik – biletat janë të sigurta, ndërsa mësohet edhe mënyra se si po shiten aq shpejt

Biletat e ndeshjen Kosovë – Mali i Zi janë shitur për pak minuta, ndërsa menaxheri i kompanisë ‘tiks.app’, Ardian Kelmendi e ka shpjeguar mënyrën se si biletat po shiten aq shpejtë.

Zakonisht ndeshjet e Kosovës pas formës së mirë që po tregon kjo e fundit, po kanë interesim të jashtëzakonshëm.


Ardian Kelmendi menaxher i kompanisë tregon se të gjitha biletat për ndeshjen me Malin e Zi janë shitur në kohë rekord, ndërsa ka zbuluar edhe arsyen pse po shiten aq shpejt.

“Kur ora ishte 16:00 ka filluar zyrtarisht sitja e biletave online. Në atë kohë kanë qenë 12 mijë përdorues aktiv që kanë tentuar të blejnë bileta. Biletat me këto kërkesa shiten brenda sekondave dhe normal që pastaj ka pakënaqësi nga ata që mbesin pa bileta”.

“2600 bileta janë të rezervuara për tifozët Dardanët, ajo pjesa pas portës. Një pjesë tjetër rezervohen nga Federata e Futbollit të Kosovës që nuk janë të shumta në numër, por që janë të destinuara për sponsorët e tyre. Ne na bie t’i hedhim në treg nën 10 mijë bileta”, ka thënë për Telegrafin menaxheri i tiks.app, Ardian Kelmendi.

Stadiumi dhe ulëset

Gjatë ditës së sotme ueb faqja ‘tiks.app’ është ‘ofline’ pas sulmueseve kibernetike nga jashtë vendit.

Kelmendi e ka konfirmuar këtë gjë, por i ka siguruar blerësit që biletat e tyre, që të gjitha janë të sigurta.

“Një sulm kibernetikë ka ndodhur para disa orëve dhe ai vazhdon të mbetet. Nga informatat e para që kemi marrë nga kompania “Kujtesa” na kanë thënë që sulmi vije nga jashtë vendit”.

“Është një sulm i fuqishëm i cili po vazhdon të ndodh edhe më tej dhe ua pamundëson qasjen personave në faqe”.

“Nuk do të ketë asnjë telashe për ata që kanë blerë biletat në faqe. Ne kemi arritur t’i ruajmë të gjitha të dhënat, por vetëm që nuk mund të ofrojmë qasje për tifozët aktualisht online”, deklaroi Kelmendi për Telegrafin.

Tiks.app thotë se biletat për ndeshjen me Gjibraltarin dhe Malin e Zi janë shitur të gjitha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori