Udhëtimi sot nuk ka kurrfarë kuptimi. Nga Prishtina për tri orë mbërrin në Londër. Kjo është më shumë teleportim sesa udhëtim. Nëse jeni njerëz të lapsit, udhëtoni kot se nuk keni çka shkruani pasi që nuk shihni asgjë pos njerëzve monotonë që e fotografojnë veten.
Udhëtimi dikur ka qenë ngjarje apo ndodhi e jashtëzakonshme që përshkruhet me orë të tëra. Një herë, kur kam udhëtuar me tren nga Fushë Kosova për në Londër, udhëtimi ka zgjatë dy ditë e dy net.
Trenin e pritnim në Fushë Kosovë, Ferizaj apo Mitrovicë. Treni kishte emër. Akropolis quhej. Nisej në Athinë dhe para se të vinte në stacionin tonë, ndalej në Selanik e Shkup. Pastaj vazhdonte për Beograd, Zagreb, Lubjanë, Villah dhe përfundonte në Munih. E, pas disa orëve kthehej në drejtim të kundërt.
Rrugë e gjatë dhe kishte kohë për gjithçka.
Vazhdimisht, treni ka qenë plot me njerëz. Lloj-lloj nga tërë Evropa, dhe fliteshin të gjitha gjuhët e botës. Kishte turistë, punëtorë, ushtarë, studentë, hajna, prostituta, shitës të mallrave të ndaluara, mashtrues të ndryshëm (me qibrita), policë, agjentë sekretë, kishte e çka nuk kishte në tren. Tërë bota ka qenë aty.
Kishte mundësi për krijim të lidhjeve shoqërore, të dashurisë që çonte në martesë apo për më shkurt siç thuhet sot ‘one night stand’. Kishte mundësi me e ushtrue edhe gjuhën. Nëse ishit ngucakeq, e gjejshit lehtë partnerin për dhunë. Nëse ishit serioz, e gjejshit tipin e juaj për muhabet.
Një ditë e një natë në tren për Munih, d.m.th. është kohë kur së paku fle e zgjohesh një herë dhe gjashtë herë ha bukë. Në mëgjens vinte një grua apo burrë me uniformë e me një xhygym në dorë me shitë kafe. Njerëzit nëpër korridore hanin, pinin, bisedonin, këndonin e dikush edhe qante.
Gjatë muajit dhjetor, udhëtimet nga Gjermania dhe Zvicra për Kosovë kanë qenë të veçanta. Treni që nisej në ora 7:00 të mbrëmjes nga Cyrihu ka qenë më interesanti. Mbusheshin vagonët me njerëz dhe torba. Mezi ecje nëpër korridor se kishte plot gjëra të ndryshme, përfshirë bishtat e kacive. Njerëzit visheshin me tesha të reja dhe plot xhepat me pare e me gëzim ktheheshin në shtëpi. I provonin kasetofonat se cili ka e zërin më të lartë. Nëse kasetofonave u harxhoheshin bateritë, i nxirrnin çiftelitë e këndonin vet. Atmosferë që nuk përshkruhet lehtë e me pak fjalë. Roman kishte mundësi të shkruhej.
Por, papritmas dikush e zbuloi aeroplanin dhe udhëtimi përfundoi…
Po e përfundoj edhe unë këtu se shumë nga ju me siguri mendoni se ky është tregim i bazuar në fantazi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët

Pse "Mbretëresha e Virgjër" nuk u martua kurrë?

Në thesarin filatelik të Postës së Kosovës: Mes pullave postare që përcjellin çdo letër të dërguar "Me dashuri nga Kosova"

Letër nga Turqia (1717): Shqiptarët të premten shkojnë në xhami, të dielën në kishë

Totalitarizmi dhe virtyti i gënjeshtrës

Përshkrimi i Shqipërisë nga viti 1308

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë