Udhëheqësit e Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Finlandës dhe presidentja e Komisionit Evropian kanë folur rreth bisedës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin në mbrëmjen e 19 majit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen falënderoi Trump në X për “përpjekjet e tij të palodhura për të sjellë një armëpushim në Ukrainë”, transmeton Telegrafi.
“Është e rëndësishme që SHBA-të të mbeten të angazhuara. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Volodymyr Zelensky për të arritur paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, shtoi ajo.
Presidenti finlandez Alexander Stubb vuri në dukje se udhëheqësit kishin diskutuar negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, armëpushimin dhe hapat drejt një “paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.
“Është e rëndësishme të vazhdohet koordinimi i ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Finlanda vazhdon të mbështesë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, shkroi Stubb në X.
Zyra e kancelarit gjerman Friedrich Merz, deklaroi se Trump dhe partnerët evropianë “ranë dakord për hapat e ardhshëm” gjatë bisedës.
“Ata ranë dakord të koordinojnë nga afër procesin e negociatave dhe të përpiqen të zhvillojnë një takim tjetër teknik. Pjesëmarrësit evropianë njoftuan se do të rrisin presionin mbi palën ruse përmes sanksioneve”, thuhej në deklaratë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lufta Izrael-Iran: Asnjë zgjidhje në horizont, sulmet intensifikohen

Izraelitët përballen me frikë dhe pasiguri mes sulmeve me raketa nga Irani

Pamjet e para të sistemit “Iron Dome” që shkatërron një raketë balistike iraniane

Trump: E vështirë t'i kërkohet Izraelit të ndalojë sulmet

Djali i Shahut të fundit të Iranit kërkon të marrë pushtetin, u dërgon mesazh me video iranianëve

Irani godet me raketa xhamitë historike të Izraelit, publikohen pamje

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield