Ish-udhëheqësi i grupit terrorist talebanë jetonte brenda miljeve të bazës amerikane në Afganistan gjatë kulmit të luftës, pohon një libër i ri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gazetarja holandeze Bette Dam thotë se Muhammad Omar, i cili u konsiderua si kreu i talebanëve midis viteve 1994 dhe 2013, kishte jetuar afër bazës ndërsa ushtarët amerikanë vazhdonin ta kërkonin atë.

Zonja Dam madje thotë në një rast se i arratisuri, i njohur gjerësisht si Mullah Omar, ishte edhe në një shtëpi të kontrolluar nga trupat.

Sipas librit, të parë nga The Guardian, Omar ishte fshehur në një dhomë të fshehtë që trupat amerikane nuk arritën të gjenin gjatë bastisjes së tyre.

Omar u ngrit për t’u dukur si një aleat i njohur i terroristit Osama bin Laden.

Pas sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork, SHBA vendosi një çmim prej 10 milion dollarë në kokën e Omarit për përfshirjen e tij.

Që nga viti 2006, Dam ka raportuar nga Afganistani dhe libri i ri zgjati më shumë se pesë vjet për ta kompletuar.

Jabbar Omari, një kohë truproje e tij, ishte një nga figurat kryesore të Dam të intervistuar gjatë hulumtimit të saj.

Omar vdiq nga tuberkulozi në prill 2013. Ai ishte i njohur në të gjithë botën për paraqitjen e tij pasi ai kishte një sy të humbur.

Omar u zëvendësua nga zëvendësi i tij Mullah Akhtar Mansour si kreu i talebanëve. /Telegrafi/