LAJMI I FUNDIT:

UBT marrëveshje bashkëpunimi më Bankën për Biznes

UBT marrëveshje bashkëpunimi më Bankën për Biznes

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Bankën për Biznes (BPB) për përkrahje dhe mundësi bashkëpunimi, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve profesionale dhe akademike të studentëve të UBT-së.

Marrëveshja saktësisht parasheh trajnime në Qendrën e Trajnimeve të Bankës dhe punë praktike për studentët në degët apo departamentet e BPB-së, të cilët do të fitojnë njohuri profesionale për sistemin bankar. Po ashtu, studentët gjatë praktikës do të kenë mundësi të zhvillojnë shkathtësitë e tyre komunikuese, teksa ata do të përgatiten edhe për tregun e punës.


Me këtë rast, rektori Hajrizi ka theksuar se në kuadër të kësaj marrëveshje do të krijohen mundësi që studentët që të bëhen pjesë e Programit BPB Juniors, ku sipas tij, përveç pjesës praktike ata mund të punësohen në sistemin bankar të BPB-së.

Arton Celina, kryeshef ekzekutiv i BPB-së, ka thënë se programi i praktikës ka për qëllim që t’i ofrojë mundësi të shumta studentëve, përfshirë edhe përfitimin e përvojës së punës.

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar