LAJMI I FUNDIT:

Uber u padit nga 550 gra për pretendime për sulme seksuale

Uber u padit nga 550 gra për pretendime për sulme seksuale

Uber është paditur në SHBA nga 550 gra që dyshohet se janë sulmuar nga shoferët e kësaj platforme të udhëtimit.

Deklarata përfshinte pretendimet se gratë pasagjere “u rrëmbyen, u sulmuan seksualisht, u përdhunuan, u burgosën, u përndoqën si dhe u sulmuan ndryshe nga shoferët e Uber”.


Çështja u depozitua në Gjykatën e Lartë të Qarkut të San Franciskos të mërkurën, transmeton Telegrafi.

“Sulmet seksuale janë një krim i tmerrshëm dhe ne e marrim seriozisht çdo raportim”, tha një zëdhënës i Uber për BBC.

Ankesa, e paraqitur nga avokatët nga firma ligjore “Slater Slater Schulman”, pretendonte se sulmet seksuale ndodhën në “shtete të shumëfishta”.

Gjithashtu thuhet se të paktën 150 raste të tjera të mundshme po “hetohen në mënyrë aktive”. /Telegrafi/