LAJMI I FUNDIT:

Uashingtoni dhe Seuli shtyjnë manovrat ushtarake

Uashingtoni dhe Seuli shtyjnë manovrat ushtarake

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij koreanojugor, Moon Jae In, ranë dakord që të shtyjnë manovrat ushtarake të parashikuara mes dy vendeve gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pjeongçangut në shkurt, deklaroi sot presidenca e Koresë së Jugut.

“Dy krerët ranë dakord që manovrat ushtarake të përbashkëta amerikano-koreanojugore të mos zhvillohen gjatë periudhës olimpike dhe që ushtritë e dy vendeve do të bëjnë maksimumin për të garantuar sigurinë e lojërave”, sipas një komunikate nga zyra e Moon Jae In.


Sipas Seulit, ky vendim u mor të martën gjatë një bisede telefonike mes dy krerëve.

“Moon i deklaroi Trump-it se shtyrja e këtyre manovrave do të kontribuojë në suksesin e Lojërave Olimpike Dimërore nga ku edhe mundësia që Pheniani të mos përdorë provokime të reja”, thuhet në këtë komunikatë.

“Departamenti i Mbrojtjes mbështet vendimin e presidentit dhe atë që është në interesin më të mirë të aleancës amerikano-koreanojugore”, komentoi një zëdhënës i Pentagonit, koloneli Rob Manning.

Kjo deklaratë vjen disa orë pas deklaratës së Donald Trump ku vlerësonte se bisedimet mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut janë një gjë e mirë.

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori