LAJMI I FUNDIT:

U tha se ishte 70 për qind efektive, “një gabim prodhimi” i AstraZeneca vë në pikëpyetje rezultatet e studimit të vaksinës së saj

U tha se ishte 70 për qind efektive, “një gabim prodhimi” i AstraZeneca vë në pikëpyetje rezultatet e studimit të vaksinës së saj

AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit të mërkurën pranuan “një gabim prodhimi” që po ngre pikëpyetje në lidhje me rezultatet paraprake të vaksinës së tyre eksperimentale për COVID-19.

Sipas Time, përcjell Telegrafi, një deklaratë që përshkruan gabimin erdhi disa ditë pasi kompania dhe universiteti përshkruan vaksinat si “shumë të efektshme” dhe nuk përmendin pse disa pjesëmarrës të studimit nuk morën aq “sasi vaksine”, aq sa pritej.


Madje, për befasi grupi i vullnetarëve që morën një dozë më të ulët u duk se ishte shumë më mirë i mbrojtur sesa vullnetarët që morën dy doza të plota.

Në grupin e “dozave të ulëta”, tha AstraZeneca, vaksina dukej të jetë 90% efektive. Në grupin që mori dy doza të plota, vaksina dukej se ishte 62% efektive.

Ndërsa të kombinuara, prodhuesit e ilaçeve thanë se vaksina duket të jetë 70% e efektshme.

Por mënyra në të cilën rezultatet janë arritur dhe raportuar nga kompanitë ka çuar në pyetje të theksuara nga ekspertët, shkruan Time.

Rezultatet e pjesshme të njoftuara të hënën janë nga studime të mëdha në vazhdim në Mbretërinë e Bashkuar dhe Brazil, të dizajnuara për të përcaktuar dozën optimale të vaksinës, si dhe për të ekzaminuar sigurinë dhe efektivitetin.

Kombinime dhe doza të shumta u provuan te vullnetarët. Ata u krahasuan me të tjerët që u është bërë një vaksinë e meningjitit ose një “vaksinë e rrejshme”.

Kështu, sipas mediumit në fjalë, ekspertët thonë se numri relativisht i vogël i njerëzve në grupin e dozave të ulëta e bën të vështirë të dihet nëse efektiviteti i parë në grup është i vërtetë apo një çudi statistikore.

Një lajm pozitiv rreth luftës ndaj COVID-19: Vaksina e Universitetit të Oksfordit është 70% efektive
Lexo po ashtu Një lajm pozitiv rreth luftës ndaj COVID-19: Vaksina e Universitetit të Oksfordit është 70% efektive

Rreth 2,741 njerëz morën një dozë “gjysmë vaksine” të ndjekur nga një dozë të plotë, tha AstraZeneca. Një total prej 8,895 njerëzve morën dy doza të plota.

Por, askush nga njerëzit në grupin e “dozave të ulëta” nuk ishte mbi 55 vjeç, vë në pah Time.

Njerëzit e rinj kanë tendencë të kenë një përgjigje më të fortë imune sesa njerëzit e moshuar, kështu që mund të ndodhë që “rinia” është arsyeja pse dukej më efektive, jo madhësia e dozës.

Një pikë tjetër e konfuzionit vjen nga një vendim për të bashkuar rezultatet nga dy grupe pjesëmarrësish që morën nivele të ndryshme dozimi për të arritur një mesatare prej 70% të efektivitetit, tha David Salisbury, dhe bashkëpunëtor i programit shëndetësor global në Chatham House.

Ndërkohë, në një deklaratë të mërkurën, Universiteti i Oksfordit tha se disa nga shishet e përdorura në provë nuk kishin përqendrimin e duhur të vaksinës, kështu që disa vullnetarë morën një gjysmë-dozë.

Universiteti tha se diskutoi problemin me rregullatorët dhe ra dakord për të përfunduar testimin në fazën e vonë me dy grupe. Problemi i prodhimit është korrigjuar, sipas deklaratës.

Përkundër të gjithave, detajet e rezultateve të provës do të publikohen në revistat mjekësore dhe do t’u ofrohen rregullatorëve të Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë që ata të vendosin nëse do të autorizojnë shpërndarjen e vaksinës.

Këto raporte do të përfshijnë një ndarje të detajuar që përfshin informacione demografike dhe informacione të tjera rreth asaj se kush u sëmur në secilin grup, dhe të japë një pamje më të plotë se sa efektive është vaksina. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori